Bestiessincebirth I verifikuar
- Ndjekës gjithsej
- 25
- Porosi të përfunduara
- 0
- Vlerësimi
- Ende pa vlerësime
- Koha e përgjigjes
- 2 orë
Rreth meje
Nëse po kërkoni video dinamike dhe me energji të lartë që kapin vëmendjen e audiencës që në sekondat e para, jeni në vendin e duhur! Ne jemi dy motra krijuese UGC dhe sjellim fuqinë e dy personave në një video të vetme, gjë që rrit ndërveprimin (engagement) dhe besueshmërinë te produkti juaj. Fushat ku jemi të specializuara: Modë & Veshje: Video të stilit "Get Ready With Me" (GRWM), kombinime rrobash (outfits) dhe prova veshjesh (try-on hauls). Bukuri & Makeup Travel (Udhëtime): Vloge estetike udhëtimesh, promovim hotelesh, restorantesh dhe eksperiencash . Ne punojmë si dyshe, ndaj produkti ose biznesi juaj do të ketë dyfish më shumë vëmendje dhe kreativitet!😁 Shënim: Nëse jeni të interesuar për më shumë se 1 video, ose për paketa mujore dhe bashkëpunime afatgjata, çmimi është plotësisht i diskutueshëm. Mund të krijojmë një ofertë të personalizuar me zbritje që i përshtatet buxhetit tuaj!
Shërbimet
Video TikTok
1 Video UGC origjinale për TikTok (15 deri në 60 sekonda).Format vertikal (9:16), me cilësi të lartë (4K/HD).Konceptim dhe Skenar: Ne mendojmë idenë dhe si do të zhvillohet videoja bazuar në produktin tuaj.Editim Profesional: Përfshin montazhin, trendet e audios, tranzicionet e shpejta dhe titrat (captions) në ekran.Të drejtat e përdorimit: Videon mund ta përdorni lirisht në faqen tuaj zyrtare të TikTok-ut apo si reklamë (Ads). Llojet e videove që krijojmë më mirë: Video estetike të stilit "Get Ready With Me" (GRWM).Rishikime (Reviews) të sinqerta dhe Unboxing produktesh.Përshtatje të produktit tuaj me trendet dhe audiot më virale të momentit në TikTok.
- Dorëzim brenda 3 ditësh
- 1 revizion i përfshirë
35,00 €
Hyr si biznes për të porositurVideo për Instagram
Krijojmë video estetike dhe bindëse të tipit UGC për produktin tuaj, të gatshme për t'u përdorur në faqen tuaj të Instagramit ose për reklama (Ads). Shënim: Videoja ju dërgohet juve si file dhe nuk postohet në profilin tim personal.
- Dorëzim brenda 3 ditësh
- 1 revizion i përfshirë
35,00 €
Hyr si biznes për të porositurVlerësimet
Ende pa vlerësime
Vlerësimet shfaqen këtu pasi të përfundojë porosia e parë.