Rreth nesh
Advertise lindi nga një vëzhgim i thjeshtë: bizneset shqiptare duan të punojnë me krijues vendas, por gjithçka kalonte nëpër DM-e — pa çmime të qarta, pa garanci, pa llogaridhënie. Ndërtuam platformën që e zëvendëson atë: një marketplace ku biznesi gjen krijuesin, porosit me çmim fiks dhe paguan vetëm për punë të dorëzuar.
Çfarë bëjmë
Mbledhim në një vend influencerët dhe krijuesit UGC të Shqipërisë e Kosovës, me çmime publike dhe portofol të verifikuar. Biznesi porosit, paratë qëndrojnë në garanci derisa puna të dorëzohet e të aprovohet, dhe krijuesi paguhet i sigurt. Kaq — pa ndërmjetës të fshehtë, pa tarifa surprizë.
Për kë është
Për bizneset në Shqipëri dhe Kosovë — dyqane, restorante, marka, start-up-e dhe agjenci — që duan reklamë me influencer ose përmbajtje UGC pa kaluar nëpër një agjenci dhe pa rrezikuar parapagime.\n\nPër influencerët, krijuesit UGC dhe faqet sociale që duan klientë biznesi, çmime të qarta dhe pagesë të garantuar për çdo punë.
Çfarë gjen në platformë
Tri lloje krijuesish: influencerë që publikojnë në kanalet e tyre (Instagram, TikTok, YouTube, Facebook), krijues UGC që prodhojnë foto e video për markën tënde pa i publikuar vetë, dhe faqe sociale me audiencë të gatshme për postime të sponsorizuara.\n\nKategoritë kryesore: sport, biznes, gaming, modë, bukuri, ushqim, teknologji, fitness, udhëtim dhe comedy. Çdo profil ka çmimet e shërbimeve, portofolin dhe vlerësimet nga porositë e mëparshme. Listohen vetëm krijues me llogari sociale të verifikuara për pronësi.
Si funksionon garancia
Kur një biznes paguan një porosi, shuma nuk shkon te krijuesi menjëherë: mbahet nga platforma derisa puna të dorëzohet dhe biznesi ta aprovojë. Nëse puna s'vjen, paratë kthehen. Ky mekanizëm i thjeshtë e bën të mundur bashkëpunimin mes palëve që s'janë takuar kurrë.
Sa kushton
Regjistrimi, profili dhe listimi i shërbimeve janë falas për të gjithë. Biznesi paguan saktësisht çmimin që shfaqet te shërbimi — pa shtesa. Platforma mban një komision prej 10% nga fitimi i krijuesit vetëm për porositë e përfunduara. Të gjitha çmimet janë në euro dhe krijuesi tërheq fitimet nga 25,00 € e lart.
Pse jo thjesht në DM?
Një marrëveshje në mesazhe nuk ka çmim të fiksuar, afat, raunde korrigjimesh, as garanci që paratë apo puna do të vijnë. Në Advertise çdo porosi ka të gjitha këto, plus një regjistër transaksionesh që nuk fshihet dhe një proces ankese kur palët nuk merren vesh.
Ku jemi
Operojmë online për tregun shqipfolës — Shqipëri e Kosovë. Për çdo pyetje na gjen në info@advertise.al.